Protesta në Kenia, 53 fëmijë shtrihen në spital pasi u hodhë gazlotsjellës

Afrika

Protesta në Kenia, 53 fëmijë shtrihen në spital pasi u hodhë gazlotsjellës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 19:58
Kenia

Pesëdhjetë e tre fëmijë janë dërguar me urgjencë në një spital në Nairobi pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës në klasën e tyre gjatë protestave.

Mjeku Aron Shikuku nga spitali “Eagle Nursing Home” tha për BBC se tani i kanë stabilizuar fëmijët që ishin pa ndjenja.

Ka pasur protesta në të gjithë vendin të thirrura nga opozita për rritjen e kostos së jetesës, por ato janë kthyer në vdekjeprurëse.

Raportohet se të paktën tre persona janë vrarë. Dy persona vdiqën pasi protestuesit i vunë zjarrin një stacioni policor, ndërsa një tjetër vdiq gjatë një sulmi në një furgon policie përgjatë autostradës së Nairobit në periferi të qytetit, thonë raportimet.

Protestat ishin ndaluar, por njerëzit dolën në rrugë gjithsesi, i tillë është zemërimi i disa kenianëve për rritjen e kostos së jetesës dhe një faturë të re financiare – e cila përfshin rritjen e taksave.

Rritjet e diskutueshme përfshijnë dyfishimin e taksave të karburantit dhe vendosjen e një takse 1.5% për të gjithë punonjësit për të financuar shtëpitë e reja.

Qeveria thotë se rritjet janë thelbësore për të shlyer borxhet dhe për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë, por ligji është pezulluar nga një gjykatë, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat