Momenti i tmerrshëm kur aeroplani bie në mes të makinave dhe përfshihet nga flakët

Afrika

Momenti i tmerrshëm kur aeroplani bie në mes të makinave dhe përfshihet nga flakët

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 17:20
Pamje nga video

Një aeroplan i vogël ka rënë dhe më pas ka shpërthyer në flakë më mes të një rruge të frekuentuar pasditen e djeshme në Lagos të Nigerisë.

Sipas autoriteteve vendase, dy persona janë lënduar nga kjo ngjarje, të cilët ishin në bord dhe për fat të mirë nuk raportohet për viktima.

Byroja e Hetimit të Sigurisë Nigeriane ka thënë se aeroplani Jabiru J430 operohej nga Air First Hospitality & Tours dhe ishte në një fluturim provë me dy persona në bord.

“Aeroplani mori flakë nga përplasja, por flakët u frenuan nga reshjet pas atij momenti. Dy personat në bord u dërguan në spital,” tha NSIB, ndërsa pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat