Përmbyset minibusi në Marok, 24 persona humbin jetën

Afrika

Përmbyset minibusi në Marok, 24 persona humbin jetën

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Njëzet e katër persona kanë vdekur në Marok pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë malore, thonë autoritetet, raporton BBC.

Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë, thonë mediat lokale. Nuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit.

Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend.

“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, citohet nga agjencia e lajmeve AFP, të ketë thënë Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit Demnate, për transmetuesin publik maroken 2M.

Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave. Në vitin 2020, mesatarisht tetë njerëz në ditë vdisnin në rrugët e Marokut, sipas Forumit Ndërkombëtar të Transportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat