OKB: Lufta në Sudan ka shkaktuar largimin e 500 mijë njerëzve

Afrika

OKB: Lufta në Sudan ka shkaktuar largimin e 500 mijë njerëzve

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Më shumë se 500 mijë njerëz kanë ikur nga Sudani në vendet fqinje që nga fillimi i luftës në prill, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Kemi arritur për fat të keq një pike shumë shqetësuese – më shumë se 500 mijë njerëz tashmë kanë ikur nga luftimet në Sudan në vendet fqinje”, tha Grandi në një deklaratë në Twitter me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Ish-shërbëtori i Millosheviqit: Oferta e SHBA është ta lënë Serbinë me dua…

“Armët duhet të heshtin nëse duam që ky eksod të ndalet”, shtoi ai.

Sudani është shkatërruar nga përleshjet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RDF) që nga prilli, në një konflikt që ka vrarë afro 1.000 civilë dhe ka plagosur 5.000 të tjerë, sipas mjekëve vendas.

Ndërkaq, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), më shumë se 2,2 milionë njerëz janë zhvendosur nga konflikti aktual në Sudan.

Që nga tetori 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë të përkohshme të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale. Shkarkimi i qeverisë u dënua gjerësisht nga forcat politike, duke e quajtur atë “grusht shteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat