7 të vdekur nga shembja e një xhamie në Nigeri

Afrika

7 të vdekur nga shembja e një xhamie në Nigeri

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi struktura e një xhamie qendrore plot me besimtarë u shemb në qytetin Zaria, shteti Kaduna në Nigerinë veriore.

Zëdhënësi i këshillit të qytetit Zaria, Abdullahi Qarbai, tha se aksidenti ndodhi kur qindra besimtarë ishin në xhami për faljen e pasdites, raporton Reuters.

Së pari, katër trupa u gjetën, dhe më pas tre të tjerë kur ekipi i shpëtimit përfundoi inspektimin e rrënojave të xhamisë,” tha Kvarbai.

Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në vendin më të populluar të Afrikës, ku rregulloret shpesh shkelen dhe materialet e ndërtimit dhe puna janë nën standarde, sipas Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat