Presidenti i Zimbabwe: Më votoni për të shkuar në parajsë!

Afrika

Presidenti i Zimbabwe: Më votoni për të shkuar në parajsë!

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:47
Emmerson Mnangagwa

Presidenti i Zimbabwe, Emmerson Mnangagwa u premtoi qytetarëve përpara zgjedhjeve të 23 gushtit se nëse e votojnë do të shkojnë në parajsë. Ky premtim nuk është dëgjuar ndonjëherë teksa do të shkojnë në parajsë.

Ai mbajti një fjalim në kryeqytetin Harare, aty ku tha se askush nuk do e ndalojë të sundojë vendin.

Sipas tij ai solli pavarësinë, shkelmoi kapitalizmin dhe nëse nuk e votojnë qytetarët do të dalin të humbur. Emmerson Mnangagwa, 80-vjeç, mori pushtetin në vitin 2017 pas një grusht shteti kundër liderit prej dekadash Robert Mugabe.

Ai premtoi një epokë të re lirie dhe demokracie, por situata në vend mbetet ende e keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat