Vala e të nxehtit/ Temperatura rekord në Marok, mbi 50 gradë celcius

Afrika

Vala e të nxehtit/ Temperatura rekord në Marok, mbi 50 gradë celcius

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 06:23
Foto ilustrim

Temperaturat në Marok kanë arritur për herë të parë në nivele rekord, mbi 50 gradë Celsius. Kështu deklaroi shërbimi meteorologjik i vendit të Afrikës së Veriut të dielën, shkruan Phys Org.

Stacioni meteorologjik në qytetin bregdetar jugor të Agadirit regjistroi të premten rekordin e ri kombëtar prej 50,4 gradë Celsius, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë.

Maroku ka përjetuar një sërë valësh të nxehti gjatë verës me temperatura rekord.

“Kjo valë e të nxehtit vjen si pasojë e fluksit të ajrit të thatë dhe të nxehtë nga jugu, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të temperaturave, duke tejkaluar mesataren mujore nga pesë deri në 13 gradë”, thuhet në njoftimin e autoritetit meterologjik.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar zjarre në ditët e fundit në veri të Marokut pranë Tangier dhe më tej në lindje në provincën Taza, duke dëmtuar pyje, por fatmirësisht pa viktima./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat