Sudan: Miliona fëmijë në krizë të tmerrshme të ushqimit

Afrika

Sudan: Miliona fëmijë në krizë të tmerrshme të ushqimit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:38
Sudan

Katër muajt e fundit të luftimeve në Sudan kanë shtyrë miliona njerëz në pasiguri ushqimore – me 1.5 milionë fëmijë të tjerë që pritet të bien në nivele krize të urisë deri në shtator – ndërsa agjencitë e ndihmës thonë se po përpiqen të arrijnë te njerëzit, raporton “Guardian”.

Deri në 17,000 fëmijë në ditë kanë rënë në nivele krize të urisë, paralajmëroi “Save the Children” të martën. Me 4 milionë njerëz të zhvendosur deri më tani, organizatat bamirëse thanë se më shumë njerëz po përballeshin me urinë në Sudan se në çdo moment që nga fillimi i regjistrimeve atje në 2012.

Në të gjithë vendin, 20.3 milionë njerëz – ose 42% e popullsisë së Sudanit – u mbërthyen nga nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore, tha iniciativa “Integrated Food Security Phase Classification” (IPC).

Më shumë se gjysma e popullsisë ka nevojë për ndihmë urgjente në Darfur, ku Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë akuzuar për masakra në shkallë të gjerë të grupeve etnike të pakicave.

Transmetuesi i pavarur sudanez Radio Dabanga raportoi se 132 fëmijë kishin vdekur nga kushtet e lidhura me kequshqyerjen në shtetin lindor të El Gedaref.

Çmimet e ushqimeve kryesore janë shumë të larta, por që mund të ketë edhe mungesë të tyre pasi fermerët po detyrohen të largohen nga tokat për të luftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat