Forcat somaleze vrasin mbi 20 militantë të al-Shabab në rajonin jugor

Afrika

Forcat somaleze vrasin mbi 20 militantë të al-Shabab në rajonin jugor

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 06:12
Forcat somaleze

Ushtria Kombëtare Somaleze e mbështetur nga forcat ndërkombëtare vrau më shumë se 20 militantë të al-Shabab në një operacion të përbashkët në rrethin Kurtunware të Somalisë jugore, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të shkurtër.

Në deklaratë thuhet se operacioni, i cili u zhvillua në orën 3 të mëngjesit, me orën lokale, të premten, dhe kishte në shënjestër dy shtëpi ku militantët e al-Shabab po grumbullonin eksplozivë.

Al-Shabab ende kontrollon disa pjesë të Somalisë jugore dhe qendrore.

Ajo  vazhdon të kryejë sulme pavarësisht nga sulmet e shtuara nga forcat qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat