7 fëmijë humbin jetën nga zjarri në kampin e të përmbyturve në Kongo

Afrika

7 fëmijë humbin jetën nga zjarri në kampin e të përmbyturve në Kongo

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur në Kongon lindore pasi një zjarr shpërtheu në një kamp për njerëzit e zhvendosur nga përmbytjet, tha zyrtari lokal Thomas Bakenga.

Qindra familje kanë jetuar në kasolle të improvizuara në një strehë në qytetin Kalehe që nga maji i këtij viti, kur përmbytjet shkatërruese shkatërruan shtëpitë e tyre në fshatrat Bushushu dhe Nyamukubi në provincën e Kivu-së Jugore.

“Fëmijët që vdiqën nga zjarri ishin nga një deri në pesë vjeç, dhe katër të rritur janë në gjendje kritike dhe janë transportuar në spital”, tha administratori territorial i Kaleje për Reuters.

Në përmbytjet e fundit në Kongo, 460 persona humbën jetën dhe afro 9000 u prekën nga fatkeqësia për shkak të shirave të dendur që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe vërshimin e lumenjve, të cilët varrosën ndërtesat në baltë dhe rrugët e përmbytura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat