Truproja e presidentit kinez ndalohet në samitin “BRICS” – Xi shkoi drejt sallës sikur nuk po ndodhte asgjë

Afrika

Truproja e presidentit kinez ndalohet në samitin “BRICS” – Xi shkoi drejt sallës sikur nuk po ndodhte asgjë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:45
Truproja e presidentit kinez

Afrika e Jugut ishte nikoqire e samitit të BRICS.

Kina ishte një ndër shtetet pjesëmarrëse ndërsa atë e përfaqësonte presidenti Xi Jinping.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa lideri kinez po shkonte drejt sallës ku do të mbahej samiti.

Megjithatë, ka ndodhur një incident pasi truprojës së Xi-së iu ndalua hyrja në sallë.

Në fakt, shërbimi i sigurisë e mbërtheu truprojën dhe më pas e mbyllën derën.

Truproja e liderit kinez mbeti pas ndërsa raportohet se kanë filluar hetimet rreth këtij rasti.

Ndryshe, BRICS është një akronim që përfaqëson pesë ekonomitë kryesore në zhvillim: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Grupi BRICS fillimisht njihej si “BRIC” përpara përfshirjes së Afrikës së Jugut në vitin 2010, duke e zgjeruar atë në formën aktuale.

Vendet e BRICS bashkëpunojnë për çështje të ndryshme ekonomike, politike dhe strategjike përmes samiteve, takimeve dhe nismave bashkëpunuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat