Vritet terroristi më i kërkuar, i lidhur me Shtetin Islamik

Afrika

Vritet terroristi më i kërkuar, i lidhur me Shtetin Islamik

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Qeveria e Mozambikut ka njoftuar se forcat e saj të armatosura kanë vrarë liderin e një grupi xhihadist të lidhur me Shtetin Islamik, i cili po luftonte në veri të vendit.

Ministria e Mbrojtjes tha se Bonomade Machude Omar, i njohur gjithashtu si Ibn Omar , kishte udhëhequr kryengritësit që nga fillimi i konfliktit në 2017, shkruan BBC.

Në  deklaratë thuhet se ai u vra së bashku me dy anëtarë të tjerë të lartë.

Dy vjet më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e caktoi Omarin si një udhëheqës terrorist, duke e fajësuar atë për sulmet në provincën Cabo Delgado, duke përfshirë vrasjen e dhjetëra njerëzve në një hotel në Palma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat