Nigeri dëbon ambasadorin gjerman dhe nigerian

Afrika

Nigeri dëbon ambasadorin gjerman dhe nigerian

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Administrata ushtarake e Nigerit të premten i dha ambasadorit gjerman dhe atij nigerian 48 orë afat për t’u larguar nga vendi.

“Në reagim ndaj refuzimit të ambasadorit gjerman Olivier Schnakenberg për t’iu përgjigjur një ftese të ministrisë për një diskutim të premten, më 25 gusht, në orën 11:00, dhe për shkak të veprimeve të tjera të qeverisë gjermane në kundërshtim me interesat e Nigerit, ministria i jep 48 orë të z. Olivier Schnakenberg për t’u larguar nga territori i Nigerit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

“Në reagim ndaj refuzimit të ambasadorit nigerian Mohamed Usman për t’iu përgjigjur një ftese nga ministria për një diskutim të premten, më 25 gusht, në orën 11:30, dhe për shkak të veprimeve të tjera të qeverisë nigeriane në kundërshtim me interesat e Nigerit, ministria i jep 48 orë të z. Mohamed Usman për t’u larguar nga territori i Nigerit”, thuhet paralelisht.

Administrata ushtarake e Nigerit më herët i dha ambasadorit francez 48 orë për t’u larguar nga vendi.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna dërgoi një letër më 8 gusht për të shprehur solidaritetin me ambasadoren e Nigerit në Paris Aichatou Boulama Kane, e cila refuzoi të largohej nga posti i saj pasi administrata ushtarake mori pushtetin.

Nigeri u zhyt në krizë më 26 korrik kur gjenerali Abdourahamane Tchiani, ish-komandant i gardës presidenciale, udhëhoqi një ndërhyrje ushtarake që rrëzoi presidentin Mohamed Bazoum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat