Unioni Afrikan edhe formalisht i bashkohet G20-ës në Nju Delhi

Afrika

Unioni Afrikan edhe formalisht i bashkohet G20-ës në Nju Delhi

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 10:34
Në vitet e fundit ka qenë tejet e vështirë arritja e konsensusit në mesin e anëtarëve, për shkak të ndarjeve të thella rreth luftës në Ukrainë.

Unioni Afrikan e ka siguruar edhe formalisht ulësen si anëtar i ri i G20-ës të shtunën në Nju Delhi, me ftesë të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.

Zgjerimi i bllokut është një fitore e madhe diplomatike për Modin, i cili përballet me zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm dhe i ka përdorur të drejtat e nikoqirit të forumit të këtij vitit për ta përmirësuar imazhin si burrështetas ndërkombëtar.

Para fjalimit hapës, Modi e përshëndeti kryetarin e Unionit Afrikan dhe presidentin e Komorosit, Azali Assoumani, me një përqafim të ngrohtë, raporton REL.

“India propozoi për ta bërë Unionin Afrikan anëtar të përhershëm të G20-ës. Unë besoj se ne e kemi pajtimin e të gjithëve për këtë”, tha Modi në fjalimin e tij hapës në samit.

“Me pajtimin e të gjithëve, unë kërkoj që kryetari i Unionit Afrikan ta marrë ulësen si anëtar i përhershëm i G20-ës”, shtoi ai.

Assoumani u ul në mesin e liderëve botërorë me ftesën e ministrit të Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

Në vitet e fundit ka qenë tejet e vështirë arritja e konsensusit në mesin e anëtarëve, për shkak të ndarjeve të thella rreth luftës në Ukrainë.

“Bota përballet me një krizë të madhe të besimit”, tha Modi.

“Lufta e ka bërë këtë besim të humbë edhe më shumë. Nëse mund ta mposhtim Covidin, mund edhe ta mundim këtë krizë të përbashkët të besimit”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat