I mbijetoi tërmetit tragjik në Marok, flet burri: Më zgjoi gruaja, oxhaku gati më vrau

Afrika

I mbijetoi tërmetit tragjik në Marok, flet burri: Më zgjoi gruaja, oxhaku gati më vrau

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 17:00
Drago

Një tërmet i fuqishëm goditi Marokun të premten vonë. Në disa qytete marokene, ai shkatërroi disa ndërtesa dhe detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe sipas të dhënave të deritanishme, më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur.

Mes tyre janë Drago dhe Sonja, të cilët tërmeti i gjeti teksa flinin në shtëpinë e tyre.

“Gruaja ime më zgjoi se po binte tërmet, unë po flija i qetë. Kam pasur një ndjenjë shumë më të keqe gjatë këtij tërmeti. Kur më zgjoi gruaja, kudo ishte pluhur dhe më pas ra oxhaku, një situatë shumë e vështirë. Unë isha në shtrat, ishim duke fjetur dhe më pas filloi tërmeti i fuqishëm”, tha Drago.

Ai shtoi se nuk ka frikë nga tërmete të tjera dhe se bashkë me gruan e tij do të qëndrojnë në Marok.

Në qytet ka ndërtesa të dëmtuara, ka mure të plasaritura, dhe pjesa e vjetër e qytetit, Medina, është ndërtuar 100 vjet më parë. Nuk ka shumë beton të armuar, kështu që edhe një tërmet i vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha. Në përgjithësi, dolëm mirë. Mendova se më është thyer krahu, vetëm më është fryrë atëherë duhet të shkoj në spital”, përfundoi Drago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat