Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm në Marok

Afrika

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm në Marok

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 22:00
Termet

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Marok ka shkuar në 1,305, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

Në anën tjetër 1,832 persona kanë pësuar lëndime, nga 1,204 sa ishte raportuar shifra gjatë ditës.

Rreth 1,220 prej tyre janë në gjendje kritike.

Një shtetas francez është në mesin e të vdekurve, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Viktima, emri i të cilit nuk u bë i ditur, vdiq nga një atak kardiak gjatë tërmetit.

Ekspertët kanë parashikuar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet derisa kërkimi po vazhdon në zonat e thella të goditura rëndë.

Tërmeti i së premtes vonë në Marok kishte një shkallë prej 6.8 derisa u përcoll edhe me një pasgoditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë.

Epiqendra ishte në një zonë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat