Tërmeti tragjik në Marok: Të paktën 300 mijë të prekur në epiqendrën e tij

Afrika

Tërmeti tragjik në Marok: Të paktën 300 mijë të prekur në epiqendrën e tij

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:49
Tërmeti tragjik në Marok

Më shumë se 300 mijë njerëz në Marrakesh dhe rrethinat e tij janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun, thotë Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Thuhet se OCHA ishte “duke monitoruar nga afër situatën dhe është e gatshme të mbështesë”.

Në një deklaratë të mëparshme, OKB tha se ishte e gatshme të “ndihmonte qeverinë e Marokut në përpjekjet e saj për të ndihmuar popullsinë e prekur”.

Tërmeti që goditi të premten Marokun kishte epiqendrën në Marrakesh dhe la të vdekur mbi 2 mijë persona, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat