Niger/ Junta akuzon Francën për një ndërhyrje të mundshme ushtarake

Afrika

Niger/ Junta akuzon Francën për një ndërhyrje të mundshme ushtarake

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Junta në Niger ka akuzuar Francën për vendosjen e trupave në disa vende të Afrikës Perëndimore në përgatitje për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Niger, së bashku me bllokun rajonal EKOWAS.

Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror mbrëmjen e së shtunës, junta ushtarake përsëriti thirrjen e saj për tërheqjen e trupave franceze nga territori i saj, raportoi Reuters.

Njoftimi i bën thirrje publikut që të dëshmojë për pasojat e “qëndrimit agresiv, tinëzar dhe përçmues” të marrë nga Franca. Marrëdhëniet midis Nigerit dhe Francës janë përkeqësuar që kur Parisi e shpalli juntën jolegjitime.

Në një valë reagimesh antifranceze, krerët e grushtit të shtetit ndoqën gjithashtu strategjinë e juntës në vendet fqinje si Mali dhe Burkina Faso, në një përpjekje për të ndërprerë lidhjet e gjata ushtarake me Francën si pjesë e luftës mbarë-rajonale kundër kryengritësve islamikë.

I pyetur për komentet e fundit të juntës, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca nuk i jep asnjë legjitimitet deklaratave të puçistëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat