Tërmeti në Marok, ky fëmijë filloi jetën në tendë – nëna e tij tregon se si përfunduan aty

Afrika

Tërmeti në Marok, ky fëmijë filloi jetën në tendë – nëna e tij tregon se si përfunduan aty

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:15
Nëna me fëmijë

Foshnja e Khadijas nuk ka ende një emër, por shtëpia e saj e parë është një tendë buzë rrugës.

Ajo ka lindur vetëm disa minuta para se tërmeti vdekjeprurës i Marokut të godiste mbrëmjen e së premtes, përcjell Telegrafi.

Megjithëse nëna dhe vajza ishin të padëmtuara, spitali në Marrakesh ku ata ndodheshin u evakuua.

Pas një kontrolli të shpejtë, atyre iu kërkua të largoheshin vetëm tri orë pas lindjes.

“Ata na thanë se duhej të largoheshim për shkak të frikës nga pasgoditjet”, theksoi ajo.

Me të porsalindurin e tyre, Khadija dhe burri i saj u përpoqën të merrnin një taksi herët të shtunën për në shtëpinë e tyre në Taddart në malet e Atlasit, rreth 65 km (40 milje) nga Marrakesh.

Por gjatë rrugës për atje ata konstatuan se rrugët ishin të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe arritën vetëm deri në fshatin Asni.

Kështu, familja që nga ajo kohë jeton në një tendë buzë rrugës kryesore

“Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga autoritetet”, ka thënë ajo, duke mbajtur fëmijën e saj ndërsa ishte strehuar nga dielli.

“Ne i kemi kërkuar disa njerëzve në këtë fshat batanije që të kemi diçka për të na mbuluar”. “Por ne kemi vetëm Zotin”, shtoi ajo.

Ajo tregoi se ka vetëm një komplet rrobash për fëmijën.

Miqtë nga vendlindja e tyre i kanë thënë familjes se shtëpia e tyre është dëmtuar rëndë dhe ata nuk e dinë se kur mund të kenë një vend të përshtatshëm për të qëndruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat