I dërguari i posaçëm i OKB-së në Sudan jep dorëheqjen, paralajmëron përshkallëzimin e luftës civile

Afrika

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Sudan jep dorëheqjen, paralajmëron përshkallëzimin e luftës civile

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 07:35
Sudan

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Sudan, diplomati gjerman Volker Pertes, të cilin ushtria sudaneze e kishte shpallur non grata dhe kishte kërkuar shkarkimin e tij, njoftoi dorëheqjen të mërkurën duke paralajmëtuar për rrezikun e përgjithësimit të luftës në vendin e shkatërruar.

“Falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për mundësinë që më dha dhe për besimin me të cilin më rrethoi, por i kërkova që të më lironte nga kjo detyrë”, u shpreh Pertes duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit por pa shpjeguar arsyet që çuan në largimin e tij.

I pyetur nëse e pranoi dorëheqjen, Guterres u tha gazetarëve: “Po. Ai kishte arsye për të dhënë dorëheqjen dhe unë duhet të respektoj vullnetin e tij dhe të pranoj dorëheqjen”. Pertes ishte i dërguari i posaçëm i OKB-së në Sudan për dy vjet e gjysmë dhe njëkohësisht kryetar i misionit në vend (MINUATS në frëngjisht, UNITAMS në anglisht), i krijuar në qershor 2020 për të mbështetur tranzicionin në demokraci pas rënies së Omar el Bashir në 2019.

Në qershor, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, shefi i ushtrisë dhe kreu de facto i shtetit pas një grushti shteti në fund të vitit 2021, kërkoi që ai të hiqej nga posti, duke e fajësuar atë për luftën që shpërtheu më 15 prill midis forcave të armatosura dhe forcave paraushtarake nën gjeneralin Mohamed Hamdan Daglo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat