Përmbytjet në Libi/ Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve zbehen, të paktën 10 mijë të zhdukur

Afrika

Përmbytjet në Libi/ Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve zbehen, të paktën 10 mijë të zhdukur

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në qytetin libian Derna po shuhen gradualisht, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën qytetin, duke vrarë mijëra njerëz.

Shirat e rrëmbyeshëm natën e së dielës shkaktuan dëmtimin e dy digave, duke bërë që uji të përfshijë gjithçka në rrugët e qytetit.

Përmbytjet lanë pas një skenë shkatërrimi dhe dëshpërimi në një pjesë të madhe të qytetit. Ndërtesa të tëra u shkatërruan ndërsa shumë makina mund të shihen të përplasura me mure. Para katastrofës, qyteti kishte 100,000 banorë. Nga këta, “të paktën 10,000” njerëz janë të zhdukur, sipas OKB-së.

Numri i saktë i të vdekurve mbetet i panjohur. Zyrtarët e qeverisë së Cyrenaica, në Libinë lindore, flasin për të paktën 3000 të vdekur, por shumë kanë frikë se numri aktual do të jetë shumë më i lartë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) flet për mbi 38,000 njerëz të zhvendosur në pjesën lindore të vendit të ndarë, 30,000 vetëm në Derna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat