Sudan: Mbi 1 mijë e 200 fëmijë vdesin në kampet e refugjatëve

Afrika

Sudan: Mbi 1 mijë e 200 fëmijë vdesin në kampet e refugjatëve

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Mbi 1 mijë e 200 femijë kanë vdekur që nga muaji maj në kampet e refugjatëve në Sudan.

Mosha e tyre është nën pesë vjeç.

Kështu ka bërë të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.

OKB të martën paralajmëroi se dhjetëra e mijëra të tjerë do të jenë në prag të vdekjes deri në fund të vitit, në vendin e shkatërruar nga lufta.

Shefi për Shëndetin Publik në UNHCR, Allen Maina, tha se të dhënat janë nga data 15 maj deri më 14 shtator.

“Kjo është për shkak të një kombinimi të një shpërthimi të dyshuar të fruthit dhe kequshqyerjes së lartë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat