UN: 217 raste të dhunës seksuale në Sudanin jugor

Afrika

UN: 217 raste të dhunës seksuale në Sudanin jugor

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 15:53
Ilustrim

Autoritetet kanë dokumentuar 217 raste të dhunës seksuale në qytetin e Sudanit jugor, gjatë muajit të fundit të luftimeve, ku shumica nga këto akte ishin kryer nga forcat e sigurisë qeveritare, deklaroi kryesuesi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Dëshmitarët dhe punonjësit humanitarë i kanë thënë agjencisë së lajmeve AP, se ushtarët shtetëror kanë dhunuar shumë gra dhe vajza, pranë kampit të Kombeve të Bashkuara në qytetin Juba.

Lufta civile në Sudanin jugor kishte filluar në dhjetor të vitit 2013, dhe ka ngritur frikën e dhunës ndëretnike.

Autoritetet deklaruan se217 rastet e dhunës seksuale figurojnë nga periudha 8- 25 korrik. Po ashtu janë dokumentuar edhe vdekjet e 73 civilëve, por numri mund të jetë edhe më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat