Nigeri, grupi terrorist publikon video te vajzave te rrëmbyera

Afrika

Nigeri, grupi terrorist publikon video te vajzave te rrëmbyera

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 17:39
Pamje nga videoja

Grupi islamik nigerian “Boko Haram” publikoi një video 11 minutëshe, ku shfaqen disa nga vajzat e rrëmbyera dy vite më parë, ne  një shkollë në qytetin Chibok.

Rreth 50 vajza me shall në kokë shihen pas një militanti të organizatës, i cili kërkon lirimin e luftëtarëve në këmbim të vajzave.

“Boko Haram” rrëmbeu 276 vajza nga shkolla e tyre në qytetin verior Chibok, ndërsa besohet se 219 prej tyre janë ende në duart e militantëve.

Kjo është videoja e tretë, që “Boko Haram” publikon me vajzat, që prej rrëmbimit të tyre. Përmes videos, ky grup thotë se bombardimet e ushtrisë i kanë kushtuar jetën disa vajzave të rrëmbyera.

“Boko Haram” lufton kundër autoriteteve prej vitesh në veri të Nigerisë, me qëllim krijimin e një zone nën ligjin islamik.
 
Në videon që zgjat 11 minuta zëdhënësi i grupit u thotë prindërve të vajzave që të kërkojnë nga qeveria lirimin e militantëve të tyre në kërkim të vajzave të burgosura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat