HRW: I shpëtojnë nga Boko Haram pastaj i keqtrajtojnë seksualisht

Afrika

HRW: I shpëtojnë nga Boko Haram pastaj i keqtrajtojnë seksualisht

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 11:35
Ilustrim

Organizata Human Right Watch ka akuzuar zyrtarët nigerianë për shfrytëzim seksual të grave dhe vajzave që jetojnë në kampet për viktima të ekstremistëve të Boko Haramit.

HRW ka bërë të ditur se në korrik është dokumentuar se 43 raste të grave dhe vajzave në shtatë kampe për persona të shpërngulur me ç’rast janë keqtrajtuar nga udhëheqësit e këtij kampi, policët dhe ushtarët.

“Është e turpshme dhe skandaloze që njerëzit të cilët duhet të mbrojnë ato vajza dhe gra i sulmojnë dhe i keqtrajtojnë seksualisht.

  Siç raporton AFP, katër viktima i kanë thënë HRË se kanë qenë të droguara dhe të dhunuara, derisa 37 tjera kanë qenë të detyruara në seks me anë të premtimeve të rreme për martesë dhe ndihmës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat