Sulmi me kamion në Izrael. Netanyahu: Autori i frymëzuar nga ISIS

Afrika

Sulmi me kamion në Izrael. Netanyahu: Autori i frymëzuar nga ISIS

Më: 9 janar 2017 Në ora: 17:54
Sulmi ne Izrael

Sulmi me kamion në Jerusalem është pa dyshim një vepër e frymëzuar nga të vetë shpallurit Shtetit Islamik, ka deklaruar kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kemi bllokuar çdo anë të lagjes nga erdhi atentatori të cilin e kemi identifikuar, tha Netanyahu duke folur për sulmin.

Jerusalemi po rimëkëmbet pas sulmit me vdekjeprurës prej muajsh. 4 ushtare gjetën vdekjen, kur një kamion u përplas me një turmë ushtarakesh, të cilët sapo kishin zbritur nga një autobus. 13 persona mbeten të plagosur nga atentatori i identifikuar si një palestinez. Shoferi u qëllua për vdekje në vendin e ngjarjes.

Te paktën 37 izraelitë dhe dy amerikanë janë vrarë gjatë 15 muajve të fundit në një valë sulmesh në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat