Reagon Milaim Zeka për mesazhet e PSD-së

Aktuale

Reagon Milaim Zeka për mesazhet e PSD-së

Nga: D.RR Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:56
Milaim Zeka

Deputeti nga radhët e NISMA, Milaim Zeka ka reaguar pas publikimit të mesazheve të grupit të PSD-së me anëtarët e qeverisë së Kosovës.

Zeka thotë se Kadri Veseli duhet të mbajë përgjegjësi për vendin e gazetarëve për raportim, pasi ata po qëndrojnë mbi kokat e deputetëve në Kuvend. Ai shkruan se duhet një sallë e posaçme për gazetarët që të raportojnë.

Gjithashtu, Zeka thotë se nuk ka shkelje të privatësisë nga gazetarët pas publikimit të këtyre mesazheve, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Institucion koti

Ku ka ne bote qe gazetaret me qendru mbi koken e deputeteve, edhe me regjistru edhe breket e deputeteve e pordhet tona?! Per kete pyeteni Kadri Veselin qe eshte kryetar i ketije institucioni koti, qe as rregullat e nje shtalle te lopeve nuk i posedon.

Nese nje deputet evropian ka kalendar vjetor per votime, ne nuk dime as kur mbahen seancat. Thjeshte jemi peng te disa vetave, qe Kuvendin e Republikes te Kosoves e kane vrimen e fundit te kavallit te tyre.

Pse mos me pase gazetaret e akridetuar nje salle per raportim, me disa ekrane te medha dhe me kafe falas per tavolin?! A ma mire me ju kriju kushte gazetareve, a me pagu 330-mi euri qira per kerre?!!!

Krejte ne fund: paska thane nje kolege deputet qe eshte “shkele” privatesia me publikimin e mesazheve! Privatesi nuk ka ne Kuvend, vetem ne shtepi. Gazetari ka ba punen e tije, ne menyren me te mire...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat