Haradinaj: Me preshevarët jemi shpirtërisht, lëvizja e kufijve është diçka tjetër

Aktuale

Haradinaj: Me preshevarët jemi shpirtërisht, lëvizja e kufijve është diçka tjetër

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:23
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Aty ai ka folur për tragjedinë e djeshme në Istog, dhe vrasjen  e policit Idriz Demaj.

Çështja të cilën ai e ka shtruar është sigurimi jetësor i Policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se një çështje e tillë është në procedurë e sipër.

“Ligji i ri i pagave do t’i jep përkrahje policisë së Kosovës. Rasti i djeshëm është dëshmia më e mirë që ne nuk guxojmë të neglizhojmë gjendjen në këtë aspekt. Nuk ka arsye pse Policia e vendit mos të ketë edhe armët e gjata”, ka thënë ai.

“Ne duam ta bëjmë tamam siguri dhe askush nuk duhet të ndihet i rrezikuar në këtë vend. Është spekulu shumë për rritjen e numrit të Policisë, mirëpo duhet të dihet se ka globalizim të krimit dhe as Kosova nuk përjashtohet nga kjo”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për mundësinë që në Bruksel të flitet për korrigjim të kufijve.

Ai ka thënë se Kosova është bashkë shpirtërisht me shqiptarët e Preshevës, mirëpo se korrigjimi i kufijve është temë krejt tjetër.

“Jemi me ushtri që do ta mbrojë territorin. Me preshevarët jemi shpirtërisht të bashkuar, mirëpo lëvizja e kufijve është temë tjetër. Unë jam i mandatuar ta mbrojë këtë Kosovë. Ky është mandati im dhe i të gjithëve”, ka thënë ai.

***

Haradinaj ka folur pas mbledhjes së Qeverisë (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat