Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan flet për vrasjen e Ali Ukës: Të dyshuarit kryesor janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan flet për vrasjen e Ali Ukës: Të dyshuarit kryesor janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti

Nga: N.H Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:44
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vrasjes së ish-gazetarit Ali Uka.

Maralusha thotë se vdekja e gazetarit Uka, nuk ishte aksidentale, por, sipas tij, e gjitha ishte e planifikuar.

Madje ndër tjerash në ketë postim, ai thekson se arsyeja për rihapjen e këtij rasti është rrjedhja e disa informatave, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti.

Ja postimi i plotë i tij:

Vdekja e Gazetarit Ali UKA nuk esht akcident por i planifikuar?

Sipas disa burimeve të sigurta që vijnë nga disa burime zyrtare të një shteti perëndimor, vendimi është marrë që rasti i vrasjes së gazetarit Ali Uka të rishqyrtohet. Ali Uka u gjet i masakruar në vitin 1997 në një dhomë të një hoteli në Tiranë, që po ashtu shfrytëzohej bashkërisht me Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. Vdekja e gazetarit Ali Uka, tash shqyrtohet se ka qenë një rast i planifikuar bashkërisht ndërmjet Sigurimit Shqiptar (SHISH) dhe Udhëhëqësisë Politike të atëhershme të UÇK-së.

Personi që do ta udhëheqë grupin hetues është caktuar dhe puna do të filloj sa më shpejt që situata të lejojë.

Arsyeja për rihapjen e këtij rasti është se kanë dalë disa informata tjera sheshit, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë, Hashim Thaçi (“Gjarpni”) dhe Xhavit Haliti (“Zeka”), të cilët kanë dhënë deklarata të rrejshme gjatë kohës së hetimeve fillestare në koordinim të plotë me Sigurimin Shqiptar (SHISH) të atëhershëm.

Tash dyshohet se vdekja e Ali Ukës ka qenë një koordinim ndërmjet SHISHI-t Shqiptar dhe Udhëheqësisë Politike të UÇK-së. Simbas rezultateve të hetimeve të atëhershme të bëra nga autoritetet Shqiptare - vdekja e gazetarit Ali Uka nuk ka qenë i një natyre politike, por ka qenë një rast kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat