Milaim Zeka ‘godet’ Shpend Ahmetin: Pse heshte kur VV-ja i bënte 100 pisllëqe…

Aktuale

Milaim Zeka ‘godet’ Shpend Ahmetin: Pse heshte kur VV-ja i bënte 100 pisllëqe…

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:07
Milaim Zeka

Nga janari i vitit 2018 kur u nda Lëvizja Vetëvendosje, gjuha agresive në mes LVV-së dhe PSD-së nuk ka pushuar asnjëherë.

Akuza ndaj njëra tjetrës kaluan edhe në tensione fizike në mes disa aktivistëve të subjekteve politike.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka kritikuar ashpër liderin e LVV-së, Albin Kurtin duke pretenduar se Kurti fshihet prapa Valdrinave të cilët vetë i përjashtoi për hajni.

Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka në një postim në Facebook ka shkruar se Shpend Ahmeti ka të drejtë, por ka reaguar shumë vonë.

Sipas Zekës, Ahmeti ka ditur shumë gjëra të frikshmë për LVV-në por asnjëherë nuk ka reaguar.

Postimi i plotë:

Shpend Ahmeti ka te drejte – ama vone

Reagimi i sotem i Shpend Ahmetit kunder VV-se, eshte shume I drejte, po shume i vonshem.

Shpendi ka ditur shume gjera te frikshme brenda VV se, po nuk ka reaguar. Ka heshtur. Ka heshtur kur VV-ja ka sulmuar me veze edhe gra neper rruget e Prishtines. Ka heshtur dhe eshte bere edhe pjese e dhunes te VV se kunder policise tone. Ka heshtuar edhe per 100 pislleqe tjera te VV se, ama heshteja Shpendit kur e kryqezuan dhe e gozhduan si Krishtin vetem pse piu kafe ne anijen e Devolleve, as nuk falet, as nuk justifikohet.

Une nuk kam pyetur per asnje çmim personal per te heshtur brenda subjektit Nisma. E kam ngritur zerin privatisht dhe publikisht per çdo parregullesi brenda ketij subjekti. Kete e kemi per detyre dhe obligim, jo ndaje partive, po ndaje qytetareve dhe votueseve tane.

Shpendi s ka çka me humbe, perpos respektit, prandaj duhet te flas Parrotlla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat