Ish-deputeti i PDK-së i përfshirë në rastin "Pronto" zgjidhet kryesues i KPK-së

Aktuale

Ish-deputeti i PDK-së i përfshirë në rastin "Pronto" zgjidhet kryesues i KPK-së

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:59
Bahri Hyseni u zgjodh kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Me dhjetë vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Bahri Hyseni u zgjodh kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai do ta drejtojë Këshillin Prokurorial për tri vjet.

Ish-deputeti i PDK-së është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Por, Bahri Hyseni kishte qenë i përfshirë në aferën e përgjimeve “Pronto”.

I akuzuar në aferën “Pronto”, Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOSTT.

Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit.

Mirëpo, sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës, me dhjetë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Bahri Hysenin e zgjodhi kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ai do ta drejtojë Këshillin Prokurorial për tre vjet.

Bahri Hyseni para kësaj pozite ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i komunës së Shtërpcës për partinë Demokratike të Kosovës.

Prokuroria Speciale, në prill të këtij viti, ngriti aktakuzën për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Në mesin e tyre ishte emërimi i prokurorit Bahri Hyseni si anëtar i KOST-it, pa asnjë kriter.

Njësoj kishin vepruar edhe në përzgjedhjen e anëtarëve të bordit në Ujësjellësin e Prizrenit, ku kriteri i vetëm për Grabovcin e Nijazi Kryeziun ishte partia politike.

Dy vite pasi u publikuan këto përgjime, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në rastin Pronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat