Nis takimi Merkel-Vuçiq ku do të bisedohet për Kosovën - Bota Sot
Nis takimi Merkel-Vuçiq ku do të bisedohet për Kosovën

Aktuale

Nis takimi Merkel-Vuçiq ku do të bisedohet për Kosovën

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:36
Pamje nga takimi

Ka nisur takimi në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës i cili po zhvillohet në kuadër të Forumin Ekonomik Botëror.

Kreu i shtetit serb ka njoftuar gjatë ditës se në mesin e temave të cilat do t`i diskutojë me zyrtaren e lartë gjermane është edhe Kosova.

Ky është takimi i tyre i 15-të deri më tani, duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiq ishte kryeministër.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...