Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se lirimi i ish-ambasadorit të Kosovës, Sylejman Selimi, është lajm shumë i mirë për vendin tonë.
“Lirimi i ish ambasadorit të Kosovës, Sylejman Selimi padyshim është lajm shumë i mirë për vendin tonë. Gjeneral Selimi ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës dhe shtetndërtimin. Urime komandant”, ka shkruar Pacolli në Facebook.