Nis realizimi i fluturimeve në “Adem Jashari”, në mëngjes pati vonesa për shkak të mjegullës

Aktuale

Nis realizimi i fluturimeve në “Adem Jashari”, në mëngjes pati vonesa për shkak të mjegullës

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:55
Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”.

Për shkak të mjegullave në mëngjesin e sotëm, janë vonuar realizimet e disa fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Megjithatë, tani gjithçka është ne rregull dhe  kanë filluar edhe realizimet e fluturimeve.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zyrtari i aeroportit, Driton Hyseni, i cili thotë se tani dukshmëria është siç duhet.

“Mjegulla e mëngjesit vonoi realizimin e fluturimeve në aeroportin “Adem  Jashari”, por tani gjithçka është në rregull me dukshmërinë dhe pritet realizimi i fluturimeve”, ka njoftuar Hyseni.

Ndryshe, duhet cekur se temperaturat në Kosovë janë mjaft të ulëta dhe ka ditëve të fundit ka pasur reshje të mëdha të borës, megjithatë kjo nuk ka ndikuar në realizimin e fluturimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat