Deputetja Millaku ka disa kërkesa në seancën plenare

Aktuale

Deputetja Millaku ka disa kërkesa në seancën plenare

Nga: D.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:03
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku përmes një postimi në facebook, ka treguar se ajo ka shtruar disa pyetje në seancën plenare të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Në seancën e sotme plenare në kuadër të pyetjeve parlamentare kam shtruar dy , njëra për Ministrinë e Shëndetësisë dhe pyetja tjetër për Ministrin e Arsimit

1.Ministër a e keni vizituar spitalin e Prizrenit, konkretisht repartin e radiologjisë, nëse po çfarë do të ndërmerrni për të përmirësuar situatën?

2. Studentët e Universitetit të Prizrenit

" Ukshin Hoti", drejtimi gjuhë dhe letërsi angleze, matematikë-informatikë dhe drejtimi fizik-kimi të regjistruar në vitin akademik 2011/2012,dhe ata të vitit akademik 20112/2013,nuk është bërë nostrifikimi i diplomave nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe MASHT-i

Ministër a jeni në dijeni dhe çfarëdo të ndërmerrni me këtë rast sepse ata student janë të diskriminuar”, ka shkruar deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat