Vazhdon takimi i liderëve të koalicionit, gazetarët nuk lejohen as në objekt - Bota Sot
Vazhdon takimi i liderëve të koalicionit, gazetarët nuk lejohen as në objekt

Aktuale

Vazhdon takimi i liderëve të koalicionit, gazetarët nuk lejohen as në objekt

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:59
Gazetarët nuk lejohen as në objekt

Ka rreth dy orë që ka filluar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës në Kosovë.

Në këtë takim pritet të vendoset nëse do të ketë ndryshime në koalicion.

Përderisa kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se aty ku është Kosova është Amerika, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë menduar njësoj për Amerikën kur kanë kur deshën ta shfuqizonin Specialen.

Në këtë takim, pavarësisht interesimit të madh të mediave, nuk janë lejuar brenda, madje as në objekt fare.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë, e në të njëjtën kohë po vazhdon seanca e Kuvendit me shumë pika të rendit.

Ndryshe, të shtunën është caktuar seanca për buxhetin e vitit 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...