Kurti i reagon ministrit Hamza: Ti je aq ekonomist i zoti sa po e fut të gjithë vendin në krizë të thellë

Aktuale

Kurti i reagon ministrit Hamza: Ti je aq ekonomist i zoti sa po e fut të gjithë vendin në krizë të thellë

Nga: A.Zh Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:38
Ministri Bedri Hamza

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pasur dje në Kuvend një përplasje me deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhëte  Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka thënë se ministri Hamza ka bërë vepër penale duke shkelur ligjin për financat publike. Ajo ka kërkuar llogari nga Hamza për vlerat e shpenzuara, që ajo i quajti në mënyrë jo ligjore.

E asaj i është përgjigjur menjëherë ministri Hamza, i cili e ka quajtur “juriste të dobët” deputeten e VV-së, përcjell Bota sot.

“Ti je aq juriste e dobët sa të gjitha rastet që ti i ke paraqit dhe prezantuar gjykata t’i ka hedh poshtë dhe ka me t’i hedh poshtë sepse nuk ke lidhje me profesionin që ti konsideron që je një juriste”, ka thënë ai.

E ndaj kësaj deklarate të Hamzës, ka reaguar edhe zëdhënësja e VV-së Tinga Kurti.

Ajo ka thënë se Hamza, është aq ekonomist “i zoti”, sa e ka futur gjithë vendin në krizë.

Sipas saj, Hamza po mashtron të gjithë ata që po presin rritje pagash.

“Kurse, Bedri Hamza ti je aq ekonomist i zoti sa po e fut të gjithë vendin në krizë të thellë dhe po mashtron të gjithë ata që presin rritje pagash”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat