Departamenti amerikan i Mbrojtjes, publikon video edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Aktuale

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, publikon video edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:05
Video e publikuar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, ka publikuar një video në profilin zyrtar në Twitter, ku shihen se si ekipet e ushtrisë amerikane dhe zvicerane të deminimit që veprojnë në kuadër të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, bashkëpunojnë me ekipet e deminimit të Policisë së Kosovës.

Ky bashkëpunim mes ushtarëve amerikanë dhe zviceranë të KFOR-it me ata të Policisë së Kosovës, sipas postimit ka për qëllim të mat efikasitetin e pajisjeve që i përdorin gjatë aksioneve si dhe të shkëmbejnë idetë dhe procedurat që i aplikojnë, në mënyrë që në të ardhmen kur këto pajisje t’i përdorin njësitë tjera të funksionojnë plotësisht.

Videoja shfaq pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

 

Working together!@USArmy ??, Kosovo ?? and Swiss ?? explosive ordnance teams trained together to ensure their equipment and procedures will work with the other teams when needed. #KnowYourMil pic.twitter.com/ZyTUcRgiN9

— U.S. Dept of Defense (@DeptofDefense) January 30, 2019

Ata demonstrojnë aftësitë e përdorimit të pajisjeve që përdoren për deminimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat