“A për dy-tre njerëz duhet të shkatërrohet Kosova?! Marre ju qoftë, turpi iu mbuloftë!”

Aktuale

“A për dy-tre njerëz duhet të shkatërrohet Kosova?! Marre ju qoftë, turpi iu mbuloftë!”

Nga: A.ZH Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:14
Kuvendi i Kosovës

Opinionisti Islam Fejzullahu, ka drejtuar akuza të rënda ndaj krerëve të institucioneve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim të dërguar në gazetën “Bota sot”, Fejzullahu ka thënë se legjislativi aktual, është më i dobët i zgjedhur nga pas lufta, me njerëz të korruptuar.

Ai i ka akuzuar ata se për t’i realizuar qëllimet e tyre, kanë larguar edhe miqtë e Kosovës, të cilët i kishte siguruar ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Më tej, Fejzullahu ka pyetur se pse për dy-tre njerëz duhet të shkatërrohet Kosova.

Reagimi i plotë i Fejzullahut:

Cka është për një numër deputetësh salla e Kuvendit: vendi ligjvënës apo arenë antinjerëzore?

Momentalisht ndaj mendimin me një numër të madh njerëzish se Kuvendi i Kosovës është legjislativi më i dobët i zgjedhur nga pas lufta, me njerëz ("të votuarit e popullit") më të korruptuarit, komprementuarit dhe çfarë jo tjetër!

Ju drejtohem me një pyetje të gjithë spektrit politik në Kosovë: Vallë nuk qenka për juve më prioritare çështja e gjendjes momentale ekonomiko-politike e vendit, statusi i rrezikuar i shtetit, sesa që të merreni me akuza e kundërakuza se cili është më "patriot", më i komprometuar, më i korruptuar se tjetri?

Sipas jush shumica e legjislativit qenkan UDB-asha, SHIK-ista e çfarë jo tjetër e më së paku të zgjedhurit e popullit për shtet e popull? A besoni se ka një Zot e ai nuk ngutet dhe një herë e mirë do t’ua thejë qafën, por do të vuajnë edhe fëmijët tuaj siç po vuan i tërë populli sot shkaku i juaj?

A po ju duket pak bëri pushtuesi mbi këtë vend: tokë të djegur, gjenocid, spastrim etnik, dhunim, masakrim e çka jo më keq, ndërsa ju sot vazhdoni me avazin ku e ndali NATO tani po ia vazhdoni amanetin pushtuesit që Kosova të mbetet e robëruar, e terrorizuar, e sakatosur tani në mungesë të hasmit këtë amanet me veprat e juaja po e bëni. Ju me sjelljet e juaja po e bën, ju?

Ku gjetet momentet më të rënda që ata aleatët e miqtë që i pati siguruar Kosova me ndihmën e të ndjerit Dr.Rugova, ju tani t’i largoni vetëm për qëllimet e juaja personale e partiake, për shpëtimin e lëkurës suaj? Kujt iu duhen gjithë këto katrahura me greva, me ndërprerje pune nëpër institucione shkollore e shendetësoredhe administratë publike? Apo vallë për një njeri apo dy, tre të tillë duhet djegur dhe shkatërruar Kosova? MARRE ju qoftë, TURPI iu mbuloftë!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat