Zyrtari i LDK-së: Radha e Prokurorisë të hetojë pazaret PSD-PANA-Gjykata Kushtetuese

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Radha e Prokurorisë të hetojë pazaret PSD-PANA-Gjykata Kushtetuese

Nga: N.H Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Kadri Veseli dhe Shpend Ahmeti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, kishte paralajmëruar se trofeu real për PSD-në, do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Komunën e Prishtinës, që sipas tij, do të publikohet në favor të Shpend Ahmetit.

Ndërsa, pas vendimit që doli në favor të Shpend Ahmetit, Gecaj thotë se tani është radha e Prokurorisë të hetojë dhe të sqarojë në detaje akuzat e mediave se në rastin në fjalë ishin bërë pazare në relacionin Ahmeti (PSD)-PANA-Gjykata Kushtetuese, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës dhe se nuk do të ketë zgjedhje në Prishtinë, ashtu siç kishte kërkuar kundërshtari i tij nga LDK-ja, Arban Abrashi.

Ja postimi i tij në Facebook:

UA THASHË NË MËNGJES!

Të gjitha mediet po lajmërojnë këtë pasdite se Gjykata Kushtetuese paska marrë vendim në favor të Shpend Ahmetit.

Unë për veten time këtë mundësi e paralajmërova që në mëngjes.

Tani është radha e Prokurorisë së Shteti të hetojë dhe të sqarojë në detaje akuzat e mediave se në rastin në fjalë ishin bërë pazare në relacionin Ahmeti(PSD)-PANA-Gjykata Kushtetuese! Nëse këto akuza dalin të jenë të vërteta, atëherë vaj halli për ne - kapja e shtetit përfundimisht e përmbyllë qarkun vicioz!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat