Nënkryetari i PDK-së i përgjigjet Vuçiqit: Kosova u ngrit mbi dhembjet e veta dhe e pranoi dialogun - Bota Sot
Nënkryetari i PDK-së i përgjigjet Vuçiqit: Kosova u ngrit mbi dhembjet e veta dhe e pranoi dialogun

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së i përgjigjet Vuçiqit: Kosova u ngrit mbi dhembjet e veta dhe e pranoi dialogun

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:38
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar pa bisedime nuk ka marrëveshje me Kosovën, duke shtuar se “edhe pa marrëveshje, Serbia është mjaft e fuqishme ta vazhdojë ndërtimin e të ardhmes më të mirë”.

Këtij qëndrimi i është përgjigjur Rexhep Hoti, nënkryetar i PDK-së, i cili në një prononcim për Klan Kosovën ia ka rikujtuar Vuçiqit se Kosova “është ngritur mbi dhembjet e veta dhe e ka pranuar dialogun”.

Sipas tij, deklarimi i Presidentit të Serbisë se është deklaratë kthese, sepse:

“E para, për Republikën e Kosovës kjo çështje ka qenë gjithmonë e ditur, e pritur dhe normale.

Dialogu me Serbinë ka qenë në shërbim ekskluziv të Serbisë sepse Republika e Kosovës s’është dashur të bisedojë me pushtuesin pa u plotësuar disa kushte elementare. Mirëpo, në emër të fqinjësisë së mirë, Republika e Kosovës është ngritur mbi dhembjet e veta dhe e ka pranuar dialogun.

E dyta, dialogu nuk është domosdoshmëri për Republikën e Kosovës, mirëpo është mundësi e mirë për fqinjësi të mirë;

E treta, taksa 100 për qind vërtetoi se Republika e Kosovës u çlirua prej Serbisë nga ana ekonomike tash e jo më 17 shkurt 2008. Serbia pas luftës mori nga Kosova mbi 18 miliard euro;

E katërta, rruga e Kosovës për në Europë nuk kalon nga Beogradi e as nga Brukseli, por kalon nga qytetërimi i saj;

E pesta, me apo pa marrëveshje me Serbinë, Republika e Kosovës është Roja e Fundit e Perëndimit. Ky është fati i saj”, është shprehur Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...