LDK: 2018-ta, vit i dështuar i shëndetësisë

Aktuale

LDK: 2018-ta, vit i dështuar i shëndetësisë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:37
Naser Rugova dhe Haxhi Avdyli

(E plotësuar) - Grupi i Parlamentar i LDK-së ka shfaqur problemet në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas këtij grupi po kalojnë në heshtje dhe konsiderojnë se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dështuar në këtë sektor, gjatë vitit që lamë pas.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një konferencë për medie, tha se ligji për sigurime shëndetësore dhe ligji për shëndetësi, nuk janë ardhur në kuvend në vitin 2018, ndërsa, në vitin 2019 pritet të vijë vetëm ligji për shëndetësi dhe jo edhe ai për sigurime shëndetësorë.

Avdyli: Viti 2018 ishte një vit i dështuar i shëndetësisë në Kosovë

“Viti 2018 ishte një vit i dështuar i shëndetësisë në Kosovë, një vit i cili kaloj pa ndonjë reformë as legjislative por as ndonjë reformë substanciale. Në agjendën legjislative të vitit 2018, ka qenë e paraparë që diku kah muaj maj të vinin në Kuvend të Kosovës ligji për shëndetësi dhe ligji për sigurime shëndetësore. Por ka është me e keqja, tani në agjendën legjislative për vitin 2019 po ashtu e kemi të njëjtin rastin, veç më keq, sepse në fund të vitit 2019 do të sjellët vetëm ligji për shëndetësi dhe jo edhe ligji për sigurime shëndetësore. Në këtë drejtim kjo tregon se kjo Qeveri dhe kjo ministri është jo serioze për qasjen  saj për reformë në shëndetësi”, tha Avdyli.

Për ligjin për sigurimet shëndetësore, Avdyli ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli nuk ka njohuri fare dhe po propagandon për këtë ligj.

Avdyli: Ministri Ismaili nuk ka haber për sigurimet shëndetësore

“Ministri i Shëndetësisë shpesh herë para opinionit del dhe manipulon me projektet të cilat janë kryer gjatë vitit të kaluar, por nuk e thotë që këto projekte janë të nisura shumë herët… Propaganda ministrit i cili ka thënë se në fund të vitit 2019 do të fillojmë me sigurime shëndetësore kinse me blerjen e disa barnave, tregon se ky ministër nuk e ka haberin se çka janë sigurimet shëndetësore, sepse sigurimet shëndetësore janë diçka më shumë se sa blerjet e branave nga buxheti i Kosovës. Sigurimet shëndetësore janë pagesa që i bëjnë qytetarët, mblidhen në një fond dhe fondi kontrakton shërbime”, ka thënë ai.

Ndërsa për ligjin për paga, ai tha se ka në sektorin e shëndetësisë janë shfaqur pakënaqësi për kategorizimin e koeficienteve.

Naser Rugova, anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe deputet nga LDK tha se manipulimet e opinionit nga një ministër i Facebook, janë vërtet të turpshme.

Sipas Rugovës, sektori i shëndetësisë është në kolaps.

Rugova: Ministri Ismaili ka kontraktuar barëra 300 përqind më të shtrenjta

“Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në dhjetor të vitit të kaluar pati deklaruar se e ka ndalur korrupsionin në MSh duke ndërprerë kështu kontratat e dëmshme siç ka thënë ai milionëshe, mirëpo realiteti dhe gënjeshtrat nuk janë larg, sepse gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Një muaj pasi që ka deklaruar për këtë zbulim epokal, kemi të gjetura faktike që dalin nga raporti i auditimit të kësaj Ministrie, që po ky ministër dhe vartësit e tij kanë nënshkruar kontrata për barëra për 300 përqind më të shtrenjta”, deklaroi Rugova.

Ai ka thënë se GP i LDK-së solidarizohet me kërkesat e punëtorëve të Shërbimit Korrektues për ligjin e pagave.

LDK-ja: Ministri Ismajli po manipulon me qytetarët, shëndetësia në kolaps

Grupi i Parlamentar i LDK-së në një konferencë për medie ka folur për parregullësit në sistemin shëndetësor.

Doktor Haxhi Avdyli nga LDK ka thënë se ligjet më të rëndësishme ende nuk janë në agjendë legjislative të MSH.

“Në agjenden legjislative për vitin 2019 do të vije vetëm ligji për shëndetësi dhe jo ligji për sigurime shëndetësore. Kjo tregon se kjo Ministri është jo serioze. Vet ardhja e ligjit për shëndetësi e jo për sigurime shëndetësore tregon më së miri se si ligjet më të rëndësishme nuk vijnë në fillim. Ministri i Shëndetësisë manipulon me projekte që janë kryer gjatë vitit të kaluar por nuk e thotë që janë nisur shumë më herët. Po ashtu nuk tregon se si ndodhi që projekti i madh i Qendrës Emergjente nuk filloi gjatë vitit 2018 me asnjë investim të vetëm, ndërsa këtë vit është thënë se do të ketë disa investime tjera”, ka thënë ai.

Avdyli ka thënë se ligji për paga i miratuar ka bërë kaos tek mjekët e infermierët.

“Nuk kemi asnjë projekt për spitalin e Prishtinës e as për rajonet tjera. Po ashtu ligji për paga ka shkaktuar parregullësi te punëtorët shëndetësor, konkretisht tek infermierët që nuk janë graduar sa duhet. Kjo po stimulon ikjen e infermierëve, andaj kjo rritje jo transparente që është bërë në SHKSUK ku administratës u është rritur paga duke kaluar edhe pagat e kirurgëve ka shkaktuar kaos të madh, kjo duhet të ndalet”, ka thënë ai.

Deputeti Naser Rugova ka thënë se sistemi shëndetësor është në kolaps.

“Manipulimet e opinionit nga ky ministër i facebook dhe tendencat që projektet e dy viteve më parë t’ia adresoj vetës, janë si pasojë e mosdijes së tij. Sistemi shëndetësor i Kosovës është në kolaps. Ministri Uran Ismajli në dhjetor të vitit të kaluar ka deklaruar se e ka ndalë korrupsionin në MSH duke ndërprerë kontrata milionëshe, por pas një muaji kemi të gjetura faktike që dalin nga raporti i auditimit që po ky ministër me vartësit e tij kanë nënshkruar kontrata për barna me 300% të shtrenjta. Të gjeturat skandaloze janë dy kontrata të lidhura me procedura të negociuara për artikuj medicinal me çmime të shtrenjta, thuhet në raportin e auditimit të brendshëm. I bëjë ministrit ta lejë facebookun dhe selfiet duke bërë edhe me pacient që nuk i lejohet, e t’i kthehet punës”, ka thënë ai.

***

Deputetë të LDK-së kanë adresuar kritika për Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, për të cilin thanë se ka mungese vizioni dhe se dikasteri në fjale është i keq-menaxhuar.

Haxhi Avdyli tha se mungojnë projekte të mirëfillta për Spitalin e Prishtinës, përderisa ka ngecje nëpër spitalet rajonale.

Ai përmendi edhe Ligjin për Pagat, që sipas tij ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek punëtorët shëndetësorë.

“Infermieret po shprehin pakënaqësi të mëdha. Nuk kemi një dallim në mes te infermiereve që kane kryer një fakultet dhe ata që janë me shkollë të mesme. Ky ligj po e stimulon ikjen e tyre. Gjithashtu ka pakënaqësi edhe tek kirurget të cilët po e vazhdojnë grevën”.

Naser Rugova tha se Raporti i Auditimit të Brendshëm ka shfaqur një sërë parregullsi të kësaj ministrie, me ç’rast theksoi nënshkrimin e kontratave për barëra më të shtrenjta deri në 300%.

“Janë raportuar parregullsi në procesin e ofertimit, thuhet në raportin e auditimit të brendshëm. Të gjeturat më skandaloze janë dy kontrata të lidhura me procedura të negociuara. Ky ministër negocion me kompani të caktuara për çmime shumë më të shtrenjta”.

“I bëj thirrje ministrit ta bëjë punën e t’i lërë selfie-t dhe facebook-un. Ne e dimë se ka disa biznese tjera dhe nuk e ka haberin me udhëheqjen e sistemit shëndetësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat