Haradinaj: Taksa qëndron, platforma e dialogut ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit

Aktuale

Haradinaj: Taksa qëndron, platforma e dialogut ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me krerët e shtetit, duke thënë se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut që ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit.

Kreu i qeverisë ka theksuar se nëse i japin përkrahje platformës, atëherë do të jenë unik të gjithë, ndërsa i ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e kësaj platforme, pasi vetëm në këtë formë do të jenë fitues të gjithë.

Haradinaj: Platforma e gatshme deri në fund të javës

“Ishte takim në lidhje më platformën. Ajo do të jetë e gatshme besoj deri në fund të javës nga delegacioni shtetëror për institucionet e Kosovës, parlamentin... Nëse i japim përkrahje platformës, atëherë jemi unikë të gjithë, pra jemi unikë të gjithë. Shpresoj që të gjejmë një bashkëpunim dhe me partitë opozitare, pra me LDK-në, Vetëvendosjen, PSD-në...edhe nëse nuk janë pjesë e delegacionit për të mund të gjejmë një gjuhë për platformën, me ra dakord për platformën mendoj që jemi të gjithë fitues”, tha ai.

Ndërsa, sa i për ketë taksës ndaj mallrave serbe, Haradinaj u tregua i qartë, duke theksuar se nuk ka ndryshim dhe se ajo do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë, duke thënë se ai nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në kompaninë e prodhimeve nga druri “Gacaferi” në qytetin e Pejës.

Ai bëri të ditur se kompania “Gacaferi” e ka marrë besimin e gjitha tregjeve të jashtme. Sipas tij, këto vizita kanë për qëllim që kompanive për t’iu dhënë mbështetje.

Haradinaj: Konfirmoj se ky është vit i ekonomisë

“Prodhimet e kompanisë “Gacaferi” e kanë marrë besimin e tregjeve të jashtme, për shembull në Zvicër, Gjermani dhe tregje tjera. Dëshira ime është të konfirmojë atë që është përcaktuar si vit i ekonomisë, prodhuesve, përpunuesve, kompanive, me ju dhënë më shumë siguri, më shumë besim në raste të caktuara, më shumë përkrahje, na vjen mirë lënda e parë është e liruar nga taksa që ka qenë”, tha ai.

Ndërsa, pronari i kompanisë, Naim Gacaferi, tha se qëllimi kryesor e kanë eksportimin e produkteve në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, ata i kanë plotësuar të gjitha standardet dhe kanë pasur ngritje të eksportit afër tridhjetë për qind.

Gacaferi: Vitin e kaluar kemi pasur ngritje rreth 30 për qind eksport

“Qëllimi i firmës sonë është për eksport, i kemi plotësuar të gjitha standardet, kemi pasur ngritje vitin e kaluar afër 30 për qind eksport. Këtë vit mundohemi me realizuar deri në 45 për qind”, deklaroi ai.

Haradinaj: Taksa qëndron, sot diskutuam për platformën e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit, ku tha se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut.

“Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet parlamentit”, tha ai.

Ndërsa, kreu i qeverisë ishte i qartë sa i për ketë taksës, ku ritheksoi se ajo do të qëndroi.

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, ku tha se nuk i di arsyet, ndërsa në mënyrë zyrtare theksoi se nuk ka marrë asnjë komfirmim për anulime të vizitës.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i tha gjatë vizitës që i bëri kompanisë së prodhimeve nga druri “Gacaferi”, në qytetin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat