A u takuan fshehtas Thaçi-Vuçiq: Ja si përgjigjet presidenti serb

Aktuale

A u takuan fshehtas Thaçi-Vuçiq: Ja si përgjigjet presidenti serb

Nga: F. B. Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot në Bogatiç se Serbia do të jetë gjithnjë e më e fortë, por ne askënd nuk e kërcënojmë, me askënd nuk hyjmë në konflikt, por vetëm forcojmë vendin ekonomikisht dhe mënyrat tjera, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Ai duke ju drejtuar banorëve të lokalitetit Bogatiç ku po qëndron në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”, theksoi se Serbia ekonomikisht është forcuar, por mbetet problem i vetëm stabiliteti politik.

“Po përpiqem të hesht, që mos të përgjigjem në atë që po ndodh në Prishtinë, por edhe në pjesën tjetër të botës, çka na bëjnë qendrat e ndryshme botërore, kur na ndihmojnë dhe kur sillen ndryshe, por ju lus të kuptoni luftën tonë për ruajtje të stabilitetit, zgjerimin e partneritetit dhe miqësisë dhe me askënd të mos hyjmë në konflikt”, ka thënë Vuçiq.

Porosia për ata që na kërcënojnë secilën ditë në Prishtinë, edhe neve në Serbi edhe serbët në Kosovë është se ajo që heshtim do të thotë jemi të durueshëm jo të dobët dhe asnjëherë nuk do të lejojmë të sillen keq me popullin serb as me Serbinë.

“Mund të shihni si disa në rrethinë duan të shembin stabilitetin e Serbisë dhe gëzohen për çdo gjë që do sillte largimin e Vuçiqit. Ajo që ata i gëzohen flet më së miri popullit tonë se kush punon mirë. Nëse anojnë kundër neve, është e qartë se unë punoj për popullin serb në  Kosovë”, tha Vuçiq duke theksuar se është për dialog por asnjëherë nuk  e ka takuar fshehtë Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat