Popoviç polemizon me Daçiqin, mbështetë Vuçiqin për angazhimin e tij për kompromis me shqiptarët

Aktuale

Popoviç polemizon me Daçiqin, mbështetë Vuçiqin për angazhimin e tij për kompromis me shqiptarët

Nga: F.B. Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:55
Nenad Popoviç

Ministri Nenad Popoviç ka vazhduar të polemizoj me Daçiqin në qëndrimin e tij se “është vetëm për respektimin e Kushtetutës dhe preambulës së saj se e gjithë Kosova është Serbi, sikur edhe për respektimin e rezolutës 1244” gjë që e ka bërë kur ka hyrë në qeveri, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

"Nëse nuk respektojmë kushtetutën, askush nuk do respektoj as ligjet e zakonshme", tha Popoviç si përgjigje ndaj Daçiqit dhe idesë së “caktimit të kufijve”.

"Mbështes presidentin Vuçiq dhe angazhimin e tij për kompromis me shqiptarët. Për kompromis po përpiqen edhe shumë miq tanë në arenën ndërkombëtare, për çka jam edhe unë. Jam i sigurt se duhet të jemi të durueshëm dhe të kërkojmë kompromis", tha ai.

Ai shprehet se “në kuadër të rezolutës 1244 Kosovës duhet të i jepet autonomia më e lartë e mundshme dhe të themi hapur se Kosova është Serbi, por edhe se jemi për kompromis, aq më parë që kemi mbështetje nga Rusia dhe Kina”.

Në lidhje me pyetjen që Vuçiq shtroi, ku ishte Popoviç në vitin 2008 që nuk ruajti Kosovën, Popoviç u përgjigj: "Kur Vuçiq të më pyes, unë do i jap përgjigje".

"Vuçiq dhe bashkëpunëtoret e tij kanë dhënë deklaratë jot ë saktë, unë kam marr postin e nën kryetarit të DSS në vitin 2010, ndërsa në vitin 2008 isha veç anëtar. Vuçiq e di qëndrimin tim", tha Popoviç.

Aso kohe kemi bërë çfarë ka qenë mundur, kemi shpall vendimin e Kosovës si të pavlefshëm, kemi mundur të shkojmë në luftë por askush nuk ka propozuar ka komentuar ai.

"Nëse qëndrimi im për Kosovën në tërësi si pjesë e Serbisë, as një metër më pak dhe që respektoj kushtetutën dhe preambulën i përgjigjet qeverisë të jem aty, do të jem, nëse jo kjo zgjidhet lehtë nga presidenti", ka thënë ai

Ai sqaroi se "Kishim mbledhje të qeverisë dhe askush nuk tha asgjë rreth kësaj, dhe e dyta kur kam hy në qeveri se kam pyet Daçiqin dhe nuk më ka zgjedh ai, por dikush tjetër”, tha Popoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat