PDK sot u bë anëtare në ACRE, kjo do të krijojë perspektivë dhe rrjetëzim në familjen e partive konservatore evropiane

Aktuale

PDK sot u bë anëtare në ACRE, kjo do të krijojë perspektivë dhe rrjetëzim në familjen e partive konservatore evropiane

Nga: Z.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Blerta Deliu

Deputetja nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka thën se rrugtimi I Partisë Demokratike të Kosovës, do të krijoj perspektivë dhe rrjetizim të Partisë Demokratike në familjen e partive konsevatore evropiane, përcjell “Bota sot”.

“Sot, Partia Demokratike e Kosovës u bë anëtare e plotë në Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë – ACRE. 
Ky rrugëtim i ri i PDK-së do të krijojë perspektivë dhe rrjetëzim të Partisë Demokratike në familjen e partive konservatore evropiane”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

Ndryshe sot, PDK u bë anëtare në Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve të Evropës.

Kjo organizatë (ACRE) bashkon partitë politike evropiane që promovojnë parime si liria individuale, sovraniteti kombëtar, demokracia parlamentare, sundimi i ligjit, prona private, qeveria e kufizuar, vlerat tradicionale të familjes, tregtia e lirë dhe konkurrenca e hapur”.
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat