LDK nuk futet në qeveri pa VV-në

Aktuale

LDK nuk futet në qeveri pa VV-në

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Isa Mustafa ka deklaruar se LDK nuk do të pranojë që të futet në qeveri gjithëpërfshirëse pa Vetëvendosjen.

“Ne nuk do të pranojmë që jo vetëm vetëvendosje, por asnjë parti të mbetet jashtë.”

“Vetëvendosje i ka votat dhe e ka programin e vetë. Nuk dua të flas keq për ta sepse nuk kam as arsyeje të flas. I kemi tejkaluar problemet që kemi pasur. Nuk guxojmë aspak që ta përjashtojmë Vetëvendosjen nga qeveria gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Isa Musatafa.

Më tej Mustafa ka thënë se në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK do të vendosë nëse do të futet në zgjedhje se bashku me ndonjë parti tjetër, apo do të hyjë e vetmja.

“Por në rast se shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme ne do të vendosim si LDK në këshill të përgjithshëm se a do të futemi bashkë apo ndarazi”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë se Mustafa ishte sulmuar disa herë me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes.  Po ashtu edhe shtëpia e Isa Mustafës ishte sulmuar disa herë nga aktivistët e VV-së me koktej molotovi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat