Kërkohet ndalimi i shqiptarëve në Beograd - Bota Sot
Kërkohet ndalimi i shqiptarëve në Beograd

Aktuale

Kërkohet ndalimi i shqiptarëve në Beograd

Nga: N.Sh Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Beogradi

Funksionari i lartë i DSS në Serbi Dragan Marshiçanin ka kërkuar se "të ju ndalohet shqiptarëve të sëmurë nga kanceri të shërohen në Beograd", kjo deklaratë në Twiter ka çmendur opinionin pro dhe kundër në rrjetet sociale shkruan “Telegraf, transmeton “Bota sot”.

Sipas këtij mediumi, Marshiçanin ka thënë se një numër shumë i madh i shqiptarëve të Kosovës po shërohet në Beograd dhe “propozoi” si duhet të sillen ndaj atyre.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe hapur ka shpreh qëndrimin kontravers duke nxitur shumë reagime që nga moment i publikimit të qëndrimit të tij

“Quajeni jo human, pashpirt, por unë do të ndaloja shqiptarëve të Kosovës (shqiptarëve, arnautëve, sido që të quani), që të shërohen me kancer në spitalet e Beogradit dhe do të i orientoja në shërimin në vendet e NATO-së, që nga kanë shpërlarë me uranium të varfëruar”, ka shkruar Marshiçanin.

Ky qëndrim ka ngjallur reagime të zjarrta ndaj tij:

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar se dikush duhet të refuzoj të shëroj dikë nga cili do vend i botës. Po njerëzit tanë a nuk shërohen nëpër botë, qoftë edhe në ndonjë vend të NATO-së???!!. Kjo është jo njerëzore. Edhe te serbët ka të mirë dhe të kqijë edhe tek shqiptarët, Kjo është ksenofobi dhe marri” ka shkruar një shfrytëzuese e Tviterit.

Një nga ata që shfrytëzojnë Tiveterin i propozoi që mos të shfrytëzoi atë sepse “është prodhim origjinal amerikan".

“Unë do të ndaloja ish-anëtarëve të DSS që të shfrytëzojnë Tviterin, sepse është prodhim amerikan dhe iu propozoj të shfrytëzojnë rrjetat shoqërore të Kinës dhe Rusisë, sigurisht ka të tilla”, ka shkruar një shfrytëzues me emrin Ognjen Ospek.

Politikani i DSS Marshiçanin me disa ka debatuar, disa ka tentuar të i bind, por nuk ka sqaruar më tutje qëndrimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...