Vuçiq pretendon se nuk ekziston plani 17 pikësh

Aktuale

Vuçiq pretendon se nuk ekziston plani 17 pikësh

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:34
Aleksandar Vuçiq

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje prej 17 pikave për ndryshim të kufijve me Kosovën. Nuk ka kurrfarë hartash, nuk ka asgjë, sepse ne nuk jemi duke biseduar”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë pikë, e lë më 17 pika, dhe se ata të cilët e pohojnë se ekziston plani i dakorduar dëshirojnë ta copëtojnë Serbinë në 17 pjesë.

“Po i paraqesin do plane, na e grabitën gjysmën e Serbisë. Me siguri këtë e kanë shkruar Thaçi dhe Haradinaj, dhe kanë futur gjithçka ju ka ra ndërmend”, ka thënë Vuçiq. “Nuk mund të përgjigjem çdo ditë në deklaratat e tyre. Po më shpenzon shumë energji. Nuk bisedoj me ta, sepse i kanë vendosur taksat”.

Presidenti i Serbisë ka thënë se “ai i mbron interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë më shumë dhe më fortë sesa ata të cilët po i mbajnë ligjërata”.

“Ajo që shqiptarëve dhe të tjerëve nuk po përgjigjem me fjalë të ashpra, ajo që jemi të qetë dhe stabilë, nuk do të thotë se jemi të dobët, apo që do të lejojmë ndonjë cungim të interesave tona kombëtare. Do të kujdesemi për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat