Njohësit e çështjeve politike: Është momenti i fundit që të merret me seriozitet kërkesa e SHBA’së, për heqjen e taksës

Aktuale

Njohësit e çështjeve politike: Është momenti i fundit që të merret me seriozitet kërkesa e SHBA’së, për heqjen e taksës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 00:46
Ilustrim

Dita e sotme gjatë të cilës një delegacion i SHBA’së qëndroi në Kosovë, u konsiderua si moment i fundit që të merret me seriozitet këshilla e SHBA’së për taksën.

Kështu së paku e kanë komentuar analistë e profesorë vizitën e delegacionit amerikan.

Është profesori Naser Pajaziti, i cili mendon se është momenti i fundit që të merret me seriozitet këshilla nga SHBA për heqjen e taksës.

“Ardhja e delegacionit amerikan flet që SHBA-ja është e interesuar që të hiqet taksa, por edhe e faktorizon Kosovën. Qeveria e Kosovës duhet të marrë këshillat e mira nga SHBA-ja dhe të veprojë në koordinim me SHBA-në”, ka thënë ai.

Edhe profesori tjetër Nagip Skënderi mendon se është moment që Qeveria ta dëgjojë SHBA-në.

“Vizitat për suspendimin e taksës afirmojnë sovranitetin e Kosovës. Efekti politik i taksës është arritur. Tash Qeveria do të duhej të dëgjonte SHBA-në”, ka thënë ai.

Në të njëjtën vijë mendimi ka qenë edhe Emanuel Demaj. “Taksa ka arritur efektin dhe taksa duhet të pezullohet. Çdo herë amerikanët kanë qenë krah nesh dhe ne duhet të respektojmë një kërkesë të tillë. Pra të hiqet taksa e të pritet reflektimi i Serbisë dhe plani amerikan’, ka thënë ai.

Ju kujtojmë se, Haradinaj as pas takimit të sotëm s’e ka menduar heqjen apo pezullimin e taksës, deri në siç thotë ia, ‘njohjen e Kosovës nga Serbia’.

Por, ndryshe nga kryeministri, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kërkoi që sa më shpejtë të veprohet lidhur me këtë çështje, në përputhje me këshillat e SHBA’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat